Rodri, tejkalon rekordin që ka qëndruar plot 16 vite në Premier Ligë
Mesfushori i Man. Sitit, spanjolli Rodri ka tejkaluar një rekord që ka qëndruar për 16 vite, pas fitores 3-1 të skuadrës së tij ndaj Man. Junajtedit Markus Rashford kaloi Junajtedin në avantazh në pjesën e parë me një goditje të mrekullueshme nga rreth 25 metra.
Megjithatë, Fill Foden shënoi një dygolësh në pjesën e dytë dhe Erling Haaland shtoi një të tretë për të parë Sitin të merrte një fitore vendimtare në derbi. Me këtë rezultat, mesfushori i Man. Sitit, nuk ka humbur asnjë ndeshje klubi që nga humbja 1-0 e Sitit ndaj Tottenhamit në shkurt të vitit 2023. Që atëherë ai ka përfaqësuar Sitin në 59 sfida pa shijuar humbjen – seria më e gjatë e ‘pamposhtur’ e çdo lojtari të Premier Ligës.
Rodri e kaloi ish-mbrojtësin e Çellsit, Rikardo Karvaljo, i cili kaloi 58 ndeshje pa humbje, midis nëntorit 2006 dhe shkurtit 2008. Fitorja e Sitit gjithashtu i dha fund serisë së Junajtedit prej 143 ndeshjesh në Premier Ligën pa humbur kur kryesonte në pjesën e parë.