Roma fillon me shitjen e lojtarëve, largon mbrojtësin nga Uruguai
Skuadra e Romës më trajnerin e ri, Daniele De Rossi, ka filluar me shitjen e futbollistëve gjatë merkatos së dimrit.
Siç njofton faqja zyrtare e klubit italian, Matias Vina është larguar drejt klubit nga Brazili, Flamengo.
Mbrojtësi i krahut ishte transferuar në “Giallorossi” gjatë verës së vitit 2021 nga skuadra e Palmerias.
Lojtari uruguaian zhvilloi 44 paraqitje me Romën dhe ishte pjesë e finales së madhe të Ligws sw Konferencws në Tiranë./Indeksonline/