Roma siguron dy blerje të mëdha në merkaton e verës
Skuadra e Romës është duke punuar për ta ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ri. Romakët janë shumë afër të bëjnë dy goditje të mëdha në repartin ofensivë, duke nënshkruar me një sulmues anësorë dhe një mbrojtës të qendës. I pari që do të zbarkojë në stadiumin “Olimpiko” është talenti i madh argjentinas Matias Soule nga Juventusi.
Roma tanimë ka marrëveshje me lojtarin dhe po pret që këtë ta bëjë edhe me “Zonjën e Vjetër” për 25 milionë euro plus pesë të tjera në formë bonusesh. Ndërkohë për qendrën e sulmit, Roma është pranë të mbyllin marrëveshjen me marokenin Jousef En-Nesiri nga Sevilja.
Në fakt Roma ka marrëveshje me Seviljën për transferimin e lojtarit për 22 milionë euro dhe tani i mbetet të arrijnë marrëveshje me lojtarin. Përveç blerjeve, Roma synon edhe shitjen e disa futbollistëve, siç ndodhi me Houssem Aouar për 12 milionë euro në “Al Ittihad”.