Ronaldo: Do doja një ditë të luaja me Kristiano Jr
Në ditën e 40-vjetorit të tij, Kristiano Ronaldo dha një intervistë për “Canal 11”, ku edhe një herë shprehu dëshirën për të luajtur përkrah djalit të tij, Kristiano Jr., megjithëse nuk e konsideron si një prioritet në këtë moment:
“Do të më pëlqente, do të më pëlqente. Nuk është diçka që më mban zgjuar natën, por do të ishte një gjë e bukur. Do të shohim. Më shumë varet nga ai sesa nga unë.
Vitet po kalojnë dhe sigurisht që do të vijë një moment kur nuk do të jetë më e mundur. Jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht. Sidoqoftë, nuk e shoh si një obsesion.
Kris do të ndjekë rrugën e tij, do të bëjë zgjedhjet e tij. Unë do të jem një baba krenar për gjithçka që ai zgjedh të bëjë. Nëse nuk ia dalim, të paktën do ta kemi provuar. Nuk do të jetë problem,” tha mes tjerash Kristiano Ronaldo.