
Ronaldo kërkon të sjell ish bashkëlojtarin nga Reali te “Al Ahli”
Aventura e Kasemiros te Man. Junajtedi pritet të përfundojë këtë verë, pas dy vitesh në “Old Trafford”. Mesfushori brazilian, që dikur triumfonte me Real Madrid, nuk pati një aventurë shumë të mirë te “djajtë e kuq”, sidomos në sezonin e tij të dytë.
Këtë sezon, ai fitoi trofeun e FA Cup, por kjo mund të mos mjaftojë, ndaj dhe 32-vjeçari po kërkon një sistemim të ri. Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, lojtari ka oferta nga Arabia Saudite.
Kasemiro është vënë nën shënjestër nga ekipi i Al-Nassr, ku luan Kristiano Ronaldo. Por edhe ekipet e tjera arabe të Al-Ahli dhe Al-Qasidiya po insistojnë për mesfushorin brazilian, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me Man. Junajted.
Gjithsesi, do të shihet nëse ofertat që do t’i bëhen klubit anglez janë të kënaqshme për të hapur më pas një negociatë apo jo. CR7 këmbëngul që të sjellë Kasemiro te skuadra e tij, pasi kanë luajtur bashkë si te Real Madrid ashtu dhe te Man. Junajtedi dhe i njeh aftësitë e brazilianit.
Këtë sezon, Kasemiro ka luajtur në 32 ndeshje me “djajtë e kuq”, duke shënuar edhe 5 gola. Megjithatë, diçka duket se është prishur në marrëdhëniet mes palëve dhe një transferim mund të ndodhë në merkaton e verës.