
Ronaldo kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!
Edhe në moshën 40-vjeçare, Kristiano Ronaldo vazhdon të shkëlqejë në fushë dhe të mbetet një makineri parash. Për të dytin vit radhazi, ai kryeson renditjen e sportistëve më të paguar në botë, me të ardhura vjetore prej 251.7 milionë euro, nga të cilat 208 milionë vijnë nga kontrata e tij me Al-Nassr dhe 43.5 milionë nga sponsorizimet, sipas një studimi të industrisë sportive. Pas Ronaldos, podiumi plotësohet nga Stefon Kerri me 147,8 milionë euro dhe Tajson Fjuri me 141,3 milionë euro.
Kristiano është i vetmi sportist që ka fituar mbi 100 milionë euro në vit për tetë vite rresht, duke përfituar nga popullariteti i tij në rrjetet sociale, ku ka mbi 1 miliard ndjekës.
Nga dhjetë sportistët më të paguar, pesë janë futbollistë. Pas Ronaldos vjen Leo Messi me 129,7 milionë, Nejmar me 127,8, Karim Benzema me 111,5 dhe Kilian Mbape me 105 milion euro.
Lebron Xhejms me 128 milionë euro është i gjashti, ndërsa Oleksandr Usyk mban vendin e shtatë me 117 milionë euro. Në dhjetëshen më të mirë janë pesë futbollistë, dy basketbollistë, dy boksierë dhe një lojtar golfi, spanjolli Jon Rahm. Ai renditet i dhjeti me 101.7 milionë euro të ardhura