Rovena Stefa: Kam qenë shtatzënë, e kam humbur fëmijën nga dhuna e ish-partnerit
Rovena Stefa është banorja e radhës që ka dhënë një rrëfim prekës për sfidat që ka kaluar në jetë.
Ajo ka treguar për fëmijërinë e saj, duke thënë se pikë të dobët ka të dy prindërit.
Veç tjerash, artistja shqiptare tregoi një histori me ish-të dashurin, marrëdhënia e të cilëve nuk përfundoi edhe aq mirë.
“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21 vjeçare dhe u njoha me një djalë dhe ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditë e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë”, u shpreh ajo.
Këngëtarja shtoi: “Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit atë mëngjes vetëm kur e pash veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja, dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici e gjetën”.
Këngëtarja zbuloi edhe një sekret, të cilin nuk e ka bërë të ditur asnjëherë më parë.
“Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje. Kjo gjë më ka bërë shumë keq. Kam vuajtur shumë kohë sepse unë dua shumë të kem fëmijë dhe një lidhje të vërtetë, një martesë si të gjitha vajzat pse jo”, theksoi Stefa.
Mickoski: Do të vijë koha kur të rinjtë
Do të vijë koha kur të rinjtë që e kanë braktisur Maqedoninë për arsye të ndryshme do të kthehen në
Letër e hapur e Ali Ahmetit: Nuk ka
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një letre të hapur ka reaguar lidhur me debatet për përdorimin e gjuhës shqipe,
S’ka konsensus për presidentin!
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka nisur diskutimet me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit të ri. Ndonëse Kurti kishte paralajmëruar