Rrahja në Pejë, Policia e Kosovës lëshon urdhërarrest ndaj Stresit
AA
Reperi i njohur Rigels Rajku, i cili njihet më mirë si Noizy, ka qenë pjesë e një incidenti të rëndë në diskotekën “Sancy” në Pejë, Kosovë.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes, kur Noizy dhe grupi i tij janë përfshirë në një sherr masiv që ka përfshirë edhe personat e pranishëm.
Gjatë përleshjes, dyshohet se Noizy dhe grupi i tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok me emrin “Medi,” dhe një anëtar të familjes së tij, Bekim Hardergjonajn.
Raportohet se Medi Iseni mund të ketë qenë një shënjestër për shkak të një konflikti të mëparshëm.
Për më tepër, ka dyshime se sherri mund të ketë qenë një kurth i organizuar nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Stresi dyshohet se e ka ftuar Medin për një takim, por në fakt, kishte planifikuar që ai të përballej me Noizyn dhe grupin e tij në të njëjtin ambient.
Në reagimin e tij të fundit, Stresi ka njoftuar në profilin e tij në Instagram se Policia e Kosovës ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij për lidhje me këtë incident.
Për këtë arsye, ai është detyruar të anulojë koncertin e planifikuar për sonte në Vushtrri.
651 shkelje të trafikut të regjistruara dje përmes
Gjatë ditës së djeshme (02.02.2026), përmes sistemit “Safe City” janë evidentuar gjithsej 651 shkelje të rregullave të trafikut në territorin
Nis shqyrtimi i ankesave, sa kohë ka në
Me përfundimin e afatit për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, është bërë e ditur se janë dorëzuar
ZRRE-ja hedh poshtë pretendimet se rryma nuk do
Zyra e Rregullatorit për Energji ka konfirmuar për RTV21 se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave