Rrahje masive në Ferizaj- Pesë persona të përfshirë, gjendet edhe një armë zjarri
Policia e Kosovës ka njoftuar për një sulm fizik me mjete të forta nga tre persona në drejtim të dy viktimave në Ferizaj, në orët e para të së dielës.
Përmes raportit ditor të së hënës, policia njofton se ka arrestuar të dyshuarit. Përgjatë kontrollit njërit nga ta iu është sekuestruar një armë zjarri, shkruan Insajderi.
“Rr. Fatmir Kerqeli, Ferizaj 13.10.2024, 00:30. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktimat meshkuj kosovarë. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë arrestuar të dyshuarit dhe gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Siç thotë policia, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësorë, kurse të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/