Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Rrahmani për Kurtin: Padrejtësia e Hagës duhet të jetë prioriteti i vetëm i vizitës së tij në SHBA
Kosovë

Rrahmani për Kurtin: Padrejtësia e Hagës duhet të jetë prioriteti i vetëm i vizitës së tij në SHBA

September 18, 2026

AA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një ndër goditjet më të mëdha që ka pranuar Kosova që nga paslufta.Rrahmani, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se vendimi është i padrejtë dhe se institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa për ta kthy në drejtësi këtë padrejtësi.

“Është një vendim ndër goditjet më të mëdha që ka pranu Kosova që nga paslufta dhe është një vendim i padrejtë për të cilin ne si deputetë jemi përgjegjës që ta kthejmë drejtësinë në vend dhe të ndërmarrim të gjitha hapat e duhur pa u vonu – besoj që jemi duke u vonu tash e dy ditë do të duhej qysh të nesërmen (te enjten) të mblidheshim edhe të reagojmë për shkak se kemi obligim ndaj qytetarëve, dëshmorëve dhe ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për këtë vend që të mos lejojmë të bëhen padrejtësi aq ma pak ndaj atyre që kanë dhënë gjithçka që ne të jetojmë të lirë. Nuk kemi as çfarë të diskutojmë për vendimet pasi më së paku ka drejtësi aty”, u shpreh Rrahmani.Ai ka thënë se përgjegjësia për ndërmarrjen e hapave të nevojshëm u takon institucioneve të vendit, përfshirë Kuvendin, Presidencën dhe Qeverinë.

“Ky vendimi ka më së paktu me individët atje është obligim për secilin qytetarë që jeton që me kthy në drejtësi këtë padrejtësi që i është bërë luftës tonë të lavdishme. Ka një dakordim të përgjithshëm që është vendim i padrejtë – mbetet që institucionet e republikës si Kuvendi, Presidenca e Qeveria ti ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm është obligim përtej dëshirë e vullnet”, u shpreh Rrahmani.Rrahmani ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me vizitën e tij të paralajmëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se çështja e vendimit të Hagës duhet të jetë pjesë e takimeve të tij.

“E kemi kryeministrin që ka njoftu se do të udhëtoj në Amerikë dhe në asnjë rresht nuk thotë se do të angazhohet për me i njoftu për padrejtësinë që u është bërë katër krerëve të UÇK-së – temë kryesore në secilin takim që nga 16 shtatori duhet të jetë padrejtësia që i është bërë popullit shqiptar dhe ky duhet të jetë prioriteti i parë dhe i vetëm”, u shpreh Rrahmani.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

November 13, 2026
Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

November 13, 2026
Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën

November 13, 2026
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15482
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ahmeti takoi delegacionin e IRI-t, vlerëson bashkëpunimin shumëvjeçar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka njoftuar përmes një postimi publik se ka pritur sot në

Maqedoni

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa

Nënkryetari i BDI-së, Arijanit Hoxha, në emisionin e Sefer Tahirit, “Dialog te Lajmi”, ndër të tjera, ka folur edhe për

Maqedoni

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski thotë se e presin gjyqtarin e fundit për t’u kompletuar përbërja e gjykatës pas

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.