Rrahu dhe kërcënoi familjaren e tij, arrestohet një burrë në Çagllavicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Çagllavicë për dhunë në familje.
Rastin në polici e ka lajmëruar një grua e cila ka thënë se i dyshuari e ka sulmuar psiqikisht e fizikisht.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar psiqikisht dhe fizikisht dhe i njëjti e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.