Rrëfimi mes lotësh i Xhensilës për divorcin e prindërve
Xhensila Myrtezaj ka rrëfyer një eksperiencë mjaft traumatike që ka përjetuar në vegjëli dhe bëhet fjalë për prindërit e saj.
Xhensila tregoi se kur ishte 6 vjeç ka parë babain duke goditur me thikë nënën e saj. Kjo e fundit si pasojë e sulmit me thikë humbi krahun.
E gjitha skena ishte parë nga Xhensila, e cila e përshkroi si ngjarjen më traumatike të jetës së saj.
“Është një periudhë e rëndë e jetës sime. E di pse e dua shumë mamin dhe e vlerësoj, por në të njëjtën kohë dhe e gjykoj që nuk pati mundësinë që ti jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë. Im atë nuk e pranoi divorcin nga ime më dhe nëse njerëzit mund të hulumtojnë mami im ka qenë rasti i asaj gruas që u plagos me 7 thika e humbi njërën nga duart dhe e gjitha kjo ka qenë një veprim që është bërë në sytë e mi. Unë kam parë nënën time teksa therrej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret,” tha ajo.
Ndonëse kjo ishte një ngjarje mjaft e rëndë, këngëtarja theksoi se ai mbetet babai i saj, ndërsa shtoi se vetëm e ëma ka zgjedhur ta falë.
“Nuk e di pse e thashë sepse nuk dua të lëndoj babain se jam e sigurt që ai është penduar për atë veprim që po bënte. Ishte nën efektin e alkoolit. Nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe këtë gjë se ndryshon asgjë në botë”, u shpreh Xhensila në “Mirëmbrama yje”.
Po ashtu, këngëtarja tregoi se e ka takuar babanë e saj teksa vuante dënimin për plagosjen e të ëmës. Ishte kjo e fundit që e mundësoi si takim, ndonëse të afërmit nuk ishin dakord që Xhensila të komunikonte sërish me të./Anabel
https://www.instagram.com/share/_tsmhnIvq
Aksident trafiku në Kumanovë, humb jetën një 49-vjeçar
MPB njofton se në Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilën ka humbur jetën një person. “Më 29.06.2026
Digjen dy shtëpi nga zjarri që shpërtheu në
Zjarri në Veles sot përfshiu shtëpi dhe vikend shtëpi. “Me reagimin në kohë dhe të shpejtë të zjarrfikësve, përhapja e
Mickoski zbuloi vetëm emrat e ministrave të VMRO-së,
Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur ndryshimet e reja në përbërjen e kabinetit qeveritar, duke konfirmuar emrat e disa ministrave