AA
Sistemi për hyrje/dalje në BE fillon me zbatimin gradual nga 12 tetori. Kjo është një masë që ndërmerret për përforcimin e sigurisë në të gjitha pikat e hyrjes në BE. Do të jetë gradual, por dhe do të lehtësojë procesin e hyrjes në BE, deklaroi sot ambasadori i BE-së Mihalis Rokas.
Në praktikë, siç shpjegoi Rokas, kjo do të thotë që shtetasit e vendeve të treta do të duhet të regjistrohen një herë me gjurmë gishti dhe fotografi, por pasi të jetë bërë kjo, hyrja tjetër do të jetë në gjendje të përdorë hyrjen automatike në aeroporte, etj.
Rokasi, gjithashtu, theksoi se sistemi tjetër ETIAS nuk është i njëjtë dhe nuk duhet të krijojë konfuzion me sistemin për hyrje/dalje, dhe se do të ketë informacion në kohë rreth implementimit të tij.
Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) treguan se uji në Strugë nuk është i sigurt
Pas përshakallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme ndërmjet SHBA-së -Izraelit me Iranin, gjendja e sigurisë në Maqedoninë e Veriut
Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë në këmbim të ndryshimit