AA
Flamuri palestinez u ngrit në ndërtesat e rreth 20 komunave në Francë pavarësisht paralajmërimit të Ministrisë së Brendshme që të mos bëhet ky akt para njohjes zyrtare të shtetësisë palestineze nga presidenti Emmanuel Macron.
Presidenti francez pritet të njohë një shtet palestinez në Nju-Jork në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke e përmbushur premtimin që e kishte dhënë verën e këtij viti, me ç’rast e kishte zemëruar Izraelin, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Megjithatë, ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retailleau, njëkohësisht kryetar i Partisë Republikane, javën e kaluar lëshoi një qarkore me të cilën i urdhëronte kryetarët e komunave që ta kundërshtonin vendosjen e flamujve palestinezë.
“Parimi i neutralitetit në shërbim publik ndalon ekspozime të tilla” – tha Ministria e Brendshme, duke shtuar se çfarëdo vendimi nga kryetarët e qyteteve që ta valëvitin flamurin palestinez do të dërgohet në gjykatë.
Këtë mbërmje, presidenti do ta njoftojë në OKB njohjen e shtetësisë palestineze nga Franca.
Johanna Rolland, kryetare e qytetit Nantes, e cila vjen nga radhët e Partisë Socialiste, në rrjetin X tha: “Nantes po e mbështet këtë vendim historik nga Republika e Francës duke e ngritur flamurin palestinez në këtë ditë.”
Një korrespondent i agjencisë franceze të lajmeve, AFP, tha se flamuri palestinez tashmë ishte duke u valëvitur nga era në ndërtesën komunale.
Grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Izraeli, ka mbërritur në mënyrë të sigurt në
Sonte ka filluar zyrtarisht punën grupi i dytë i Akademisë Politike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair. Në
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu i thirrur të komentojë deklaratat e Arben Taravarit të dhëna në emisionin “Debat në Shenja”