Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoni
Çmimet e shërbimeve hotelierike në shkurt të këtij viti, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, janë rritur për 6.3%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për periudhën janar – shkurt 2024, megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është shënuar rritje prej 6.3%, njofton Enti Shtetëror i Statistikave.
Në shkurt të këtij viti, krahasuar me janarin, shërbimet e hotelierike u rritën me 0.1%. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, një rritje është shënuar në grupin Ushqime me 0,1%.