
Rritje e net-qëndrimeve në Maqedoni, me turistët e huaj në krye
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në qershor të këtij viti në vend janë regjistruar gjithsej 126.415 turistë, prej të cilëve 20,1% janë vendas dhe 79,9% turistë të huaj.
Nga turistët e huaj që vizituan Maqedoninë në qershor 2025, më të shumtët ishin nga Turqia – gjithsej 34.366 persona, të ndjekur nga Serbia me 8.897, Gjermania me 8.011 dhe Holanda me 3.604 turistë.
Në periudhën janar–qershor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur me 13,5%. Tek turistët vendas është shënuar një rënie prej 2,5%, ndërsa tek turistët e huaj një rritje prej 19,7%, shkruan Gostivari Sot. Numri i përgjithshëm i net-qëndrimeve në gjashtëmujorin e parë është rritur me 8,5%, me rënie tek vendasit dhe rritje tek të huajt. Gostivari Sot