Rrufeja godet për vdekje një fëmijë në Maqedoni
Një i mitur nga fshati Negorc i Gjevgjelisë, ka ndërruar jetë pasditen e sotme nga goditja e rrufesë pasi ky rajon është goditur nga një stuhi e fortë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.
Sipas saj, sot në orën 15:30 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Gjevgjeli është raportuar se në atarin e fshatit Negorc të Gjevgjelisë, mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e një të mituri me djegie në trup, me siguri nga një rrufe, i cili në atë moment ishte duke kullotur bagëtinë.
Është kryer ekspertizë dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i djalit të ndjerë është dërguar për autopsi.