“Rrugës për …” – Ndonëse në arrati, Stresi publikon video duke bërë xhiro me veturë
AA
Reperi i njohur, Stresi, ka vazhduar të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, pavarësisht se aktualisht ndodhet në arrati dhe është i kërkuar nga autoritetet në Kosovë.
Së fundmi, ai publikoi një video duke vozitur me makinë derisa i vuri edhe një përshkrim: “Rrugës për …”.
Derisa reperi i njohur voziste me veturën e tij, në sfond dëgjohej kënga e Feros, “Arsenal”.
Ai po vazhdon me aktivitetet e tij, derisa po kërkohet nga Policia e Kosovës pas incidentit të përfolur rreth dy javë më parë në qytetin e Pejës.
Në këtë ngjarje, Stresi dhe kolegu i tij Noizy dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj TikTokerit, Medi Iseni.
Noizy i cili një javë më parë u ekstradua në Kosovë, për incidentin në Pejë, u lirua nga paraburgimi nga autoritetet e Kosovës.
Prevot: Belgjika mbetet aleat i besueshëm në rrugën
Ministri belg i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim, Maxim Prevot, i cili qëndron për vizitë në
Në Universitetin e Tetovës u organizua punëtori për
Në Universitetin e Tetovës u mbajt punëtoria me temë “Parandalimi i delikuencës: nga njohja te veprimi”, e organizuar nga Fakulteti
(VIDEO) Gjeorgievski paralajmëron rikonstruim të Kalasë, Çarshisë, Urës
Shkupi po bën përgatitet e vazhdueshme që në vitin 2028 të jetë Qytet i Kulturës. Në vigjilje të kësaj,