Rrustemi i VV’së godet LDK’në që abstenoi për Albulena Haxhiun: Le të abstenojnë edhe për Bekim Sejdiun
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut, për kryetare të Kuvendit.
Rrustemi, në postimin e tij, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka abstenuar për Haxhiun, duke kërkuar nga këta të fundit që të abstenojnë edhe emrin e Bekim Sejdiut për president, ose të votojnë kundër. Rrustemi ka shtuar se kështu shmangen zgjedhjet.
‘’LDK abstenoi për Albulena Haxhiun. Le të abstenojnë edhe për propozimin e tyre për president Bekim Sejdiun apo edhe le të votojnë kundër. Dhe kështu t’i shmangim zgjedhjet.’’, ka shkruar ai.