
Ruben Amorim: Për të blerë, ne fillimisht duhet të shesim disa futbollistë
Trajneri i Man. Junajtedit, Ruben Amorim, foli në konferencën për shtyp, ku përmblodhi punën e bërë me skuadrën gjatë javës dhe dhënë përditësime mbi gjendjen e lojtarëve të dëmtuar.
“Ka qenë një javë e mirë deri dy ditë më parë. Kemi pasur disa probleme, nuk kemi lojtarë që janë rikuperuar plotësisht, ndoshta kemi një ose dy shqetësime, po presim. Kemi edhe një lojtar që është i sëmurë, ndaj do të shohim kush do të jetë në gjendje të luajë. Përgjithësisht ka qenë një javë pozitive për të punuar me ekipin, për të kuptuar më mirë lojtarët dhe përmirësuar performancën”.
Sa iu përket lojtarëve që janë në proces rikuperimi nga dëmtimet, Amorim u shpreh shkurtimisht.
“Po, kemi pasur disa pengesa. Probleme serioze? Do ta shohim këtë fundjavë”.
Amorim foli edhe për rëndësinë e ndeshjes ndaj Tottenhamit.
“Çdo ndeshje nga tani deri në fund të sezonit është shumë e rëndësishme për ne. Duhet të përmirësojmë lojën, por mbi të gjitha të fitojmë. Dhe për ta bërë këtë, duhet të rrisim nivelin e lojës sonë”.
Për ndikimin e kufizimeve financiare në merkaton e klubit.
“Këtu është e thjeshtë: për të bërë ndonjë lëvizje në hyrje, duhet të shesim lojtarë. Fokusi im është përgatitja e ndeshjes, tregu është i mbyllur. Duhet të përqendrohemi te ndeshjet që kemi përpara, veçanërisht tek ajo e radhës, më pas në verë do të shohim”.
A do të duhet të shitet për të blerë në verë? Portugezi përgjigjet shpejtë.
“Ju i njihni rregullat më mirë se unë. Fokusi ynë tani është të fitojmë këto ndeshje, pastaj do të kemi kohë të mendojmë për merkaton. Tani jam vërtet, vërtet i përqendruar te fitorja në ndeshjen e ardhshme”.