Rutte: NATO i mbron të gjithë aleatët e vet, llogarisim në Maqedoninë e Veriut
Shefi i NATO-s, Mark Rute në konferencë për media me presidenten e shtetit, Gordana Siljanovska, e vlerësoi RMV-në si aleat besnik të aleancës. Theksoi se duhet të rriten kontributet për mbrojtje, megjithatë përshëndeti faktin që vendi ndanë më shumë se dy përqind nga Bruto Prodhimi Vendor për mbrojtje. Ai tha NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida
“Është e qartë se duhet të bashkëpunojmë që ta ruajmë sigurinë tonë të përbashkët, Maqedonia e Veriut ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimorë. Përkushtimi ynë për ruajtjen e sigurisë është e vazhdueshme. Nuk do të lejojmë që të paraqitet vakum i mbrojtjes në RMV që për kohë të gjatë i përkrhah misionet tona në vende të ndryshme”, ka deklaruar Rutte, përcjell SHENJA.
Siljanovska dhe Rute folën edhe për gjendjen e sigurisë në nivel botërorë dhe ndikimin e konfliktit izraelito-iranian. Rute tha se NATO e ndjek me vëmendje situatën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të ketë takim edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi