Ruzhdi Shehu: Punë të ndershme dhe infrastrukturë për qytetarët e Junikut

Kandidati për kryetar të Junikut nga LDK, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se projekti i asfaltimit të pothuajse të gjitha rrugëve lokale dhe rrugicave ka arritur në fazën përfundimtare.
Sipas tij, gjatë ditëve në vijim do të përfundojnë edhe rrugët e mbetura, duke e bërë Junikun plotësisht të asfaltuar.
Shehu ka theksuar rëndësinë e infrastrukturës rrugore për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe social të komunës.
“12 tetori do të jetë festë e madhe, sepse junikasit nuk do të tolerojnë interesat personale të disa personave të dominojnë ndaj interesit të përgjithshëm të Junikut.”.