Sa ar ka Shqipëria? Arrin vlerën më të lartë në histori
Rezerva e arit në Bankën e Shqipërisë ka arritur vlerën 277.71 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e metalit të verdhë gjatë muajit të kaluar, është rritur me rreth 20 milionë euro në krahasim me muajin gusht.
Kjo përbën dhe vlerën më të lartë përgjatë historisë së tij në Bankën Qendrore të vendit.
Kjo rritje ka ardhur si pasojë e shtimit të vlerës së tij në tregjet ndërkombëtare, pas konflikteve që po ndodhin në Lindjen e Mesme.