Sabriu takon zyrtaren e Departamentit të Shtetit, diskutojnë për reformat sociale dhe forcimin e qeverisjes
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Kelly McCaleb, zyrtare politike në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve.
Sipas Sabriut, në takim është zhvilluar një diskutim i thellë mbi progresin e reformave sociale në vend, si dhe mbi rolin kritik të qeverisjes institucionale në nxitjen e ndryshimeve të qëndrueshme.
Ai ka theksuar se bashkëpunimi i menduar mirë përbën shtyllën kurrizore të politikave efektive, duke vlerësuar njohuritë dhe kontributin që McCaleb ka sjellë në diskutim.
Sabriu është shprehur optimist për vazhdimin e dialogut, duke theksuar se pret me interes zhvillimet që do të pasojnë nga këto biseda.