AA
Para disa ditësh morëm mostra të ujit në shkollën fillore ndërmjet fshatrave Vaksincë dhe Llojan si dhe një pus në fshatin Llojan, këtë e bëmë pas alarmimit të vazhdueshëm të banorëve dhe prinderëve se uji është i ndotur dhe përmban minerale të rënda.
Ato i dorëzuam në Institutin e Shëndetit Publik për analizë.
Dhe, analizat e ujit tregojnë një nivel alarmant të arsenit: 47.73 µg/L. Ky nivel është gati pesë herë më i lartë se standardi i lejuar ndërkombëtar (i cili ësht10 µg/L).
Për sqarim të opinionit, arseni është substancë shumë toksike që përdoret për prodhimin e pesticideve dhe herbicideve. Gjitashtu është përdorur edhe si helm.
Pra uji i Llojanit dhe i Vaksincës është toksik dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
Nga ekspertë të fushës së shëndetit publik, na u tha se ekspozimi afatgjatë ndaj nivelit të lartë të arsenit shkakton: Kancer të mushkërive, lëkurës, fshikëzës dhe veshkave, sëmundje të zemrës dhe hipertension, diabet dhe çrregullime neurologjike, vonesa në zhvillimin e fëmijëve dhe probleme të tjera serioze shëndetësore.
Komuna e Likovës mban përgjegjësi direkte për këtë rrezikim të shëndetit publik.
Pavarësisht ankesave të banorëve, nuk është ndërmarrë asnjë masë për të parandaluar helmimin e qytetarëve.
I drejtohem drejtpërdrejt kryetarit të komunës Erkan Arifit:
-Si mund të flini i qetë, ndërsa fëmijët e Llojanit dhe Vaksincës po helmohen çdo ditë ?
-A do të pranonit që fëmijet tuaj ta pijnë këtë ujë?
-Si mund të kërkoni përsëri votën e qytetarëve në Llojan dhe Vaksincës, kur nuk keni ndërmarr asgjë për eliminimin e burimit të arsenit kur partia juaj ka udhëhequr edhe me komunën edhe me Ministrinë e Mjedisit për dy dekada?
Kjo papërgjegjësi rrezikon jetën e banorëve të Llojanit.
Sapo të marrim mandatin, do ta ndalim këtë krim mjedisor dhe rrezikun për shëndetit e banorëve të.kësaj ane.
-Tokën e Llojanit do ta pastrojmë nga arseni.
-Do të sigurojmë ujë të pijshëm sipas standardeve ndërkombëtare.
-Do të garantojmë kontroll të rregullt laboratorik nga institucionet kompetente.
Banorë të Llojanit, Vaksincës dhe të Komunës së Likovës,
Ju keni fuqinë të vendosni: ujë të pastër dhe jetë me dinjitet, apo helmim të përditshëm dhe injorim.
Zgjedhjet në Likovë tashmë janë çështje jetë a vdekje.
Ju faleminderit.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali tha se integrimi evropian është projekt
Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi sot për një rritje të pritshme të çmimeve të derivateve të naftës, që sipas tyre
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kërkuar dorëheqje nga kreu i Gjykatës Kushtetuese. Siaps tij, shovinizmi nuk mund të tolerohet