Safet Gjici flet për skandalin në zyrë: Paguan për ta bërë atë video
Ka përfunduar mbrojtja në gjykatë për ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin.
Gjici foli për herë të parë rreth skandalit në zyren e Komunës, ku iu publikua një video duke kryer marrëdhënie seksuale, raporton Sinjalin.
“Kjo është kjo një hakmarrje personale e Abedin Urucit sepse unë i pamundësova për të marrë ca prona të bashkisë të zaptuara kur erdha në krye të bashkisë. Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik Uruci. Edhe sot them si ka mundësi qe rashë pre e atij provokimi. U kërkoj falje familjarëve”, tha ai në gjykatë.
Kujtojmë se Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ishte arrestuar para 8 muajsh pas publikimit të videoskandalit ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë. Arrestimi i Gjicit ka ardhur me urdhër të SPAK.