‘Samiti i Sportit për Zhvillim’, kryeministri Rama në Paris, në vigjilje të Lojërave Olimpike
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në Samitin e Sportit për Zhvillim, që mbahet në prag të nisjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë, i cili ka ndarë me këtë rast në rrjetet sociale edhe një foto nga pritja që i është rezervuar në kryeqytetin e Francës. “Paris, Samiti i Sportit për Zhvillim, në vigjilje të Lojërave Olimpike”, shkruan Rama.
Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të nisë në 26 korrik. Në “Paris 2024” Shqipëria merr pjesë për herë të dhjetë në olimpiadë. Ekipi kuqezi do të formohet nga tetë sportistë, katër nga të cilët e kanë siguruar kualifikimin me normë në bazë të perfomancës sportive dhe katër të tjerë shkojnë me ftesë.
/a.r