
Samuele Riçi, nis garën mes tre klubeve nga Seria A
Samuele Riçi po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje nga klubet elitare të Serie A. Mesfushori i Torinos ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe konsiderohet një nga lojtarët më premtues në pozicionin e tij.
Tregu i transferimeve verore po afrohet dhe klubet e mëdha janë në lëvizje për të përforcuar skuadrat. Ricci është në radarët e disa prej tyre, falë qëndrueshmërisë dhe vizionit të tij në mesfushë. Milani ka shfaqur interes për 23-vjeçarin, megjithëse për momentin ka një qetësi në kampin kuqezi në lidhje me këtë çështje. Megjithatë, ai mbetet në listën e dëshirave të klubit.
Përveç Milanit, edhe Interi është duke monitoruar situatën e Riccit, si një opsion për të forcuar mesfushën në rast lëvizjesh të tjera gjatë verës. Sipas gazetarit Alfredo Pedullà, edhe Atalanta është futur në garë. Klubi nga Bergamo e sheh Riçin si një zëvendësues të mundshëm të Edersonit, në rast se ai largohet këtë verë.
Vlera e mesfushorit të Torinos vlerësohet rreth 30 milionë euro. Kjo shifër e bën atë një objektiv serioz, por gjithashtu një investim të konsiderueshëm për çdo klub të interesuar. Me një verë të ngarkuar përpara, pritet që Samuele Riçit të jetë një nga emrat më të përfolur në merkato dhe një figurë kyçe në stërvitjet e Torinos, derisa të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.