Sara Hoxha i ‘hakmerret’ Ledrit një ditë pasi ai tha se nuk i vjen keq për ndarjen
Edhe pse prej kohësh të ndarë, edhe pse Ledri i hoqi fotot nga rrjetet e tij sociale dhe këngën ku në videoklip ishte me Sarën, apo qarkulluan në rrjet edhe foto të tij me të dashurën e re, Sara Hoxha kishte vendosur që fotot me të në Instagram mos t’i hiqte, siç ndodh zakonshëm.
Por pas intervistës së dhënë nga Ledri në “Mirëmbrëma yje”, Sara ka vendosur që të gjitha fotot me Ledrin mos të jenë më në profilin e saj, pasi Ledri zbuloi shumë gjëra për marrëdhënien e tyre.