AA
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka arritur marrëveshje me klubin italian Napoli për zgjatjen e kontratës së tij edhe për dy vite të tjera, deri në vitin 2029.
Sipas raportimeve të gazetës italiane “Tuttosport”, marrëveshja është arritur menjëherë pas përfundimit të afatit kalimtar të verës, teksa Napoli tashmë është fokusuar në rinovimin e kontratave me lojtarët që kanë qenë kyç në sukseset e viteve të fundit.
Rrahmani, i cili është një nga shtyllat e mbrojtjes së skuadrës napolitane, do të përfitojë gjithashtu një rritje page, duke shkuar në 3 milionë euro në sezon.
Qendërmbrojtësi kosovar ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit që fitoi titullin kampion në Serie A, duke regjistruar 177 paraqitje, 12 gola dhe 5 asiste me fanellën e Napolit.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për vazhdimin e ndërtimeve të objekteve të banimit në mënyrë të paligjme në Çair.
Edhe pse i dyshuar për tre vepra penale, nxitje për vetëvrasje, shkaktim i dëmtimeve trupore që lidhen me dhunën në
Shkolla Fillore “7 Marsi” në komunën e Çairit, së shpejti do të bëhet me një pishinë moderne, i cili do