
Seanca konstituive vazhdon të enjten në ora 10:00

Albulena Haxhiu nuk ka arritur sërish të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, në seancën konstituive të mbajtur sot.
Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje mori vetëm 54 vota nga 120 deputetë, duke mbetur nën kufirin minimal prej 61 votash të nevojshme për zgjedhjen në këtë post.
Pas këtij rezultati, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet më 1 maj, në ora 10:00.
“Shihemi të enjten më 1 maj, në ora 10:00,” tha shkurt Dehari, duke përmbyllur mbledhjen e dështuar.