
Sejdiu: Po punojmë në çdo cep të Zhelinës – Mbështetja e Qeverisë po sjell projekte konkrete!
Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka theksuar përkushtimin maksimal të ekipit të tij për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm në çdo fshat dhe lagje të komunës.
“Po punojmë në çdo anë të Zhelinës! Me ndihmën e Qeverisë, po realizojmë projekte të rëndësishme që i japin jetë komunitetit tonë,” ka deklaruar Sejdiu, duke nënvizuar se investimet publike janë shtuar ndjeshëm muajt e fundit.
Nga infrastruktura rrugore e deri te përmirësimi i kushteve në shkolla dhe shërbime komunale, Zhelina po njeh një transformim të ndjeshëm. Sejdiu shpreh bindjen se me mbështetje të vazhdueshme institucionale, shumë nga projektet në plan do të përfundojnë me sukses dhe do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.