Sejdiu: Pushteti i BDI-së ka sjellur frikë tek të rinjtë, ata nuk duan të jetojnë në Maqedoni
Nënkryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në emisionin Klan Debat, ngriti shqetësimin se sipas tij të rinjtë kanë frikë të jetojnë në Maqedoni sepse nuk kanë siguri. AI vuri theksin tek të rinjtë e shkolluar, që sipas tij, jetojnë më keq dhe fajtor për këtë e bën direkt BDI-në.
“Ne duhet të krijojmë një atmosferë se vërtet në Maqedoni mund të jetohet. Përndryshe, ky shtet ka vajtur për lesh, më falni për shprehjen. Nuk shkon përpara kështu.Ne nuk mund të krijojmë ashtu sistemi ku gjithë rinia sot, frigohen të jetojnë në këtë shtet. Unë jam kryetar i komunës njëkohësisht. Kam takime me qytetarë çdo ditë. Frigohen të jetojnë këtu. Nuk kanë asnjëfarë sigurie. Më të goditurit, a e dini cilët janë? Janë ata që janë të shkolluar. Ata jetojnë më varfër. Jetojnë më keq. Dhe për këtë sistem, ju jeni përgjegjës, jo vetëm si deputet, por si parti politike 20 vjeçare”, theksoi Blerim Sejdiu në replikën e tij ndaj deputetit të BDI-së, Bajram Kadrija.