
Sela: Abdush Demirin, nuk e mbështesim për anëtar të KSHZ-së! (Video)
Deputetët e ASH-së nuk do ta mbështesin kandidatin e opozitës shqiptare, Abdush Demirin për anëtar të shtatë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Këtë e ka bërë të ditur, në një intervistë për gazetën Lajm, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.
“Pse duhet Abdush Demiri të jetë anëtar i KSHZ-së, kur Abdush Demiri nuk e plotëson kriterin bazë. Ai në CV ka shkruar që është sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa. E drejta për tu përfaqësuar në KSHZ merret me votën e qytetarëve. Ti nuk ke garuar në zgjedhjet në vetëm për të qenë anëtar i KSHZ-së”, tha mes tjerash Sela për gazetën Lajm.