
Sela pyetet për hyrjen në Qeveri, shpërthejnë të qeshurat në studio
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shmangur me humor pyetjen nëse do të bashkëpunonte me Hristijan Mickoskin në rast se ky i fundit do të pranonte kërkesat e tij politike. I ftuar në emisionin Zoom në TVM2 me gazetarin Ersan Pajaziti, Sela ka refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë skenar.
“Mos më bëni pyetje hipotetike!”, tha Sela me një buzëqeshje, duke e mbyllur diskutimin pa hyrë në spekulime rreth ndonjë bashkëpunimi të mundshëm me VMRO-DPMNE-në nëse eventualisht do të pranonin kushtet e tij./ZYRTARE.net