AA
Ziadin Sela thotë se së shpejti do të ketë zhvillime të reja lidhur me koalicionin AKI, duke theksuar se ASH duhet të rirregullohet dhe të fokusohet te opozita dhe interesat e saj. Ai shton se koalicioni i deridjeshëm do të lihet i lirë, ndërsa çështjet do të diskutohen brenda partisë në ditët në vijim. Sela thekson se ishte pjesë e Frontit Evropian dhe se koalicioni AKI ka qenë vetëm për zgjedhjet lokale, duke pranuar se situata është e ndërlikuar.
“(Lidhur me AKI-n)Në ditët në vazhdim do të ketë risi në drejtim të kësaj. Unë vlerësoj se ASH do të duhet të rirregullohet aty ku duhet. ASH duhet të merret me vetveten, të bëjë opozitën, të mbrojë interesat e veta. Do iu mundësojmë koalicionit të deridjeshëm të jenë të lirë. Në ditët në vazhdim do të diskutohen këto tema brenda partisë. Unë jam pjesë e Frontit Evropian . Koalicioni AKI ishte koalicion i zgjedhjeve lokale. Është pak e koklavitur puna”, tha Sela.
Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet
Ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të mund të vazhdojnë të punojnë në ushtri edhe pas moshës 45-vjeçare, deri
Nga sot ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa imunizimi pa pagesë është i destinuar për