Sela: Takimi i liderëve i dështuar, një njësi zgjedhore problem serioz
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi se takimi i liderëve politikë nuk prodhoi rezultate konkrete.
“Takimi i liderëve fatkeqësisht nuk prodhoi asgjë. U krijuan liderë të ndryshëm që deklaroheshin një gjë për mediat, e një tjetër e bënin disa ditë më pas në seancë plenare. U prodhuan lojëra dhe gjëra që u trajtuan si të parëndësishme, ndërkohë që temat ishin shumë të ndjeshme”, tha Sela.
Ai shtoi se analizat për një njësi zgjedhore duhet t’i bëjë vet Aleanca për Shqiptarët, duke theksuar se një njësi zgjedhore e vetme mund të jetë e dëmshme. “Njësia zgjedhore ka rregullin e vet, duhet të përshtatet me nevojat demografike që ka një shtet”, përfundoi Sela.