
Senzacionet nuk kanë të ndalur, tenisti i 349-të në botë eliminon bartësin e 16-të!
Tenisti japonez Josuke Vatanuki vazhdon më paraqitjet mbresëlënëse në “Indian Uells”. Aktualisht i renditur në vendin e 349-të në botë, tenisti japonez arriti të kalojë në çerekfinalet e Masters-it të parë të sezonit, duke eliminuar bartësin e 16-të të turneut, Fransis Tiafo.
Vatanuki ishte më i mirë në dy sete, 6-4, 7-6 (6), duke festuar fitoren për më pak se dy orë lojë. Me këtë rast Vatanuki u bë tenisti me renditjen më të ulët, që ka luajtur në çerekfinale të “Indian Uells”-it që nga viti 2004.
Tiafoe është bartësi i dytë që eliminohet nga Vatanuki, pasi më parë eliminoi bartësin e 19-të, Tomas Mensçuk dhe mundi Aleksander Bublik në raundin e parë.