Serhio Ramos gati t’i rikthehet futbollit, pas afatit kalimtar në janar
Serhio Ramos është bërë një emër në listën e dëshirave të gjigantit argjentinas Boka Juniors para hapjes së afatit kalimtar të janarit. Mediat me bazë në Buenos Aires kanë raportuar se klubi po harton një strategji të transferimit dhe pritet që të kontaktojnë së shpejti me mbrojtësin veteran për ta diskutuar mundësinë e një bashkëpunimi.
Ish-legjenda e Real Madridit ka qenë pa klub që nga korriku i këtij viti pasi ndërpreu bashkëpunimin me Seviljan. Përkundër një sezoni të komplikuar të Sevillas të cilët ndërruan tre trajnerë, Ramos ishte një prej lojtarëve më të dalluar në skuadër.
Ekipi i tij Seviljas u eliminua në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, aty ku arritën të fitojnë vetëm dy pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara. Ata gjithashtu përfunduan në pozitën e 14-të në kampionatin spanjoll teksa nuk arritën të kalojnë përtej çerekfinales së Kupës së Mbretit, ku u eliminuan me rezultat 3-1 nga Atletico Madridi.
Me Kupën e Botës për Klube 2025 në horizont verën e ardhshme, presidenti i Boka Juniors, Juan Roman Rikelme është i emocionuar për të pasur në ekip dy legjenda si Edinson Kavani dhe Serhio Ramos. Ramos sidoqoftë do të duhej të pranonte nje ulje të madhe të pagës në krahasim me atë që ka fituar tek Sevilla për ta lehtësuar transferimin e tij atje