Sezoni i ëndërrave, Arne Slot dhe Liverpulli synojnë katër titujt në këtë sezon
Me fitoren ndaj Totenhamit dhe një vend në finalen e “Carabao Cup”, duket se Liverpulli mbeti në lojë për trofe në katër gara këtë sezon. Pas humbjes nga Tottenham 1-0 në ndeshjen e parë, “The Reds” mposhtën Spurs në ndeshjen e dytë me një fitore 4-0 falë golave të Koadi Gakpo, Mohamed Salah, Dominik Sabozllai dhe Virxhil Van Dajk.
Liverpulli është kualifikuar kështu në finalen e Kupës së Ligës e njohur si EFL apo Carabao Cup, ku do të luajë kundër Njukasëllit më 16 mars.
Megjithatë, ky do të jetë vetëm një nga duelet e rëndësishme përpara Liverpullit, i cili aktualisht është lider në Premier Ligë me gjashtë pikë përpara Arsenalit të vendit të dytë dhe një ndeshje më pak.
Liverpulli do të luajë ndeshjen e mbetur të mërkurën kundër Evertonit, ndërsa në raundin tjetër do të presë në shtëpi Volverhemptonin.
“The Reds” luajtën mirë edhe në Ligën e Kampionëve dhe duke fituar vendin e parë në fazën e grupeve tashmë kanë siguruar një vend në 1/8-tën e garës elitare evropiane të klubeve.
Ata do të kenë shansin edhe për një trofe të katërt në FA Cup, ku do të presin të dielën Plejmautin në fazën e 1/16-tës të kësaj gare.
Skuadra e Arne Slot përballet me shumë sfida, dhe ata janë në një pozicion të mirë për të shkruar një faqe të re në historinë e klubit të famshëm.