Sfida ndaj Atletik Bilbaos mund të vendos fatin e Murinjos te Fenerbahçe
Derbi i humbur kundër Beshiktashit së Çiro Imobiles e la Fenerbahçen 6 pikë pas liderit të Superligës Turke, Gallatasarain. Mërzia brenda klubit është kaq e madhe saqë, nga Turqia, ka që të flasin për largimin e Hoze Murinjos nëse nuk fiton të enjten kundër Atletik Bilbao në Liga Europa.
Gazetari Ozgur Sancar, korrespondenti turk i “AS”, raporton se fati i trjnerit turk mundë të vendoset gjatë ditës së enjte.
“Të ardhmen e Mourinjos te Fenerbahçe mund ta vendosë ndeshja kundër Atletik Bilbaos. Me ekipin e tij që është prapa në kampionat dhe tashmë jashtë Kupës së Turqisë, pa kualifikimin në çerekfinalet e Ligës Europa do të rrezikonte shumë. Në një situatë të tillë, drejtuesit e Fenerbahçes mund të reflektojnë për trajnerin portugez”.
Fenerbahçe në kampionat ka regjistruar 10 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, por Gallatasarai i Osimhen, Mertens dhe Ikardit (tani i dëmtuar) nuk ka humbur asnjë ndalesë. Me 12 fitore, përfshirë 3-1 në fushën e Fenerbahçes dhe 2 barazime udhëheq Superligën Turke me +6 pikë ndaj rivalëve.