Sfidat dhe standardet e kirurgjisë estetike: Këshillat e Dr. Bülent Saçak për pacientët
Bülent Saçak, profesor i kirurgjisë plastike në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Marmara i cili po ashtu punon në spitalin Acıbadem Ataşehir si konsulent me kohë të plotë, ka kryer dhe kryen ende procedura rikonstruktive dhe estetike.
Ndër procedurat më të zakonshme të kirurgjisë estetike që kryen lidhen kryesisht me kirurgjinë e gjirit. Përveç kësaj, kryen edhe procedura për rinimin e fytyrës, rinoplastikë dhe konturim të trupit.
“Për sa i përket kirurgjisë estetike, përveç që kënaqësia e pacientit duket të jetë rezultati i vetëm që ka rëndësi, në vëmendjen tonë, siguria e pacientit është po aq e rëndësishme sa edhe rezultati përfundimtar i pacientit. Pra, këto janë disa vërejtje për një proces të suksesshëm të kirurgjisë estetike, pa dyshim, duke kontaktuar me kirurgun tuaj. Kërkoni çdo detaj dhe nënvizoni ankesat dhe pritshmërinë tuaj”, thotë Saçak.
Saçak tha se operacionet duhet të kryhen në një institucion shëndetësor gjithëpërfshirës.
“Së dyti, kryeni operacionin tuaj në një institucion shëndetësor gjithëpërfshirës dhe thjesht mos harroni se ajo që ju nevojitet nuk është vetëm një kirurg i mirë, por edhe një strukturë e mirë, me një ekip anestezie me përvojë dhe një ekip me infermierë të përkushtuar”, vazhdoi ai.
Tutje, ai shtoi se mjeku apo kirurgu juaj duhet të kontaktohet pas operacionit kurdo që ju keni nevojë.
Bülent Saçak ka ushtruar kirurgji plastike për 20 vitet e fundit.