AA
Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë arritur një marrëveshje tregtare dypalëshe me vlerë prej 550 miliardë dollarësh, të cilën presidenti Donald Trump e cilësoi si “ndoshta marrëveshjen më të madhe ndonjëherë”.
Lajmi u bë i ditur të martën vonë, në kuadër të diskutimeve mbi tarifat doganore mes dy vendeve.
Sipas deklaratës së Trump në rrjetet sociale, Japonia do të investojë 550 miliardë dollarë në ekonominë amerikane. Nga kjo marrëveshje, Shtetet e Bashkuara do të përfitojnë 90% të fitimeve, ndërsa pritet të krijohen edhe “qindra mijëra vende të reja pune”.
Tarifat e ndërsjella që do të aplikohen mes dy vendeve janë vendosur të jenë në nivelin 15%.
Ndër pikat kryesore të marrëveshjes është edhe ulja e tarifave që SHBA aplikon aktualisht mbi automjetet japoneze të eksportuara në tregun amerikan. Ato do të zbresin nga 25% në 15%, një zhvillim që përfaqëson një lehtësim të ndjeshëm për industrinë japoneze të automjeteve.
Sipas raportimeve nga televizioni publik japonez NHK dhe gazeta Asahi, tarifat doganore do të përgjysmohen në 12.5%, ndërkohë që do të ruhet edhe një tarifë ekzistuese shtesë prej 2.5%.
Në një tjetër deklaratë të publikuar online, Trump shkroi: “Sapo kemi përfunduar një marrëveshje gjigante me Japoninë – ndoshta marrëveshja më e madhe ndonjëherë. Nën drejtimin tim, Japonia do të investojë 550 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të përfitojnë 90% të fitimeve. Kjo marrëveshje do të krijojë qindra mijëra vende pune – diçka e paprecedentë. Më e rëndësishmja, Japonia do të hapë tregun e saj për produktet tregtare, përfshirë automjetet, kamionët, orizin dhe disa produkte të tjera bujqësore.”
Ai shtoi gjithashtu se Japonia do të aplikojë tarifa të ndërsjella prej 15% ndaj produkteve amerikane.
“Ky është një moment shumë emocionues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mbi të gjitha për faktin se do të vazhdojmë të kemi gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer me Japoninë. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje”, ths ai.
Në një reagim të parë, kryeministri japonez Shigeru Ishiba deklaroi se ende duhet të shqyrtojë detajet e marrëveshjes përpara se të japë ndonjë koment zyrtar.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me pritjet
Në vitin 2025, lindën gjithsej 15.932 fëmijë, nga të cilët 15.850 ishin lindje të gjalla dhe 82 ishin të vdekur.
Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për rikonstruimin e Qeverisë, tha se nga java e ardhshme do të fillojnë bisedimet me