AA
Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes programit Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem ishte realizuar në vitin 2021.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se këto pajisje moderne rrisin ndjeshëm aftësitë e FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot, duke fuqizuar kapacitetet mbrojtëse të ushtrisë.
Lajmin e ka përshëndetur edhe kryeministri Albin Kurti, i cili u shpreh:
“Më shumë sy në qiell, për më shumë siguri në tokë. Përgëzime Ministrisë së Mbrojtjes, urime Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes. (INA)
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mohon se u paguan sigurim shëndetësor privat deputetëve dhe të punësuarve. Në një demant, Kuvendi
Seanca kryesore për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku janë të akuzuar tetë persona, mes tyre edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, është shtyrë
NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup informon se uji i pijshëm në qytet është i sigurt dhe i përshtatshëm për