Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizim të situatës
Kosovë

Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizim të situatës

January 13, 2025

AA

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perëndimore është në kontakt me Kosovën dhe Serbinë që të sigurohet që të mos ketë destabilizim në Kosovë gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Rutte e ka quajtur situatën në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë si çështje kyçë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këto deklarata ai i bëri më 13 janar gjatë një debati që u zhvillua në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtjes në Parlamentin Evropian në Bruksel.

“Natyrisht, i kemi disa shqetësime atje, sidomos për situatën në Bosnje e Hercegovinë, por edhe raportet mes Serbisë dhe Kosovës”, tha shefi i NATO-s.

Ai shtoi se aleanca nuk do të lejojë të ketë ndonjë vakum të sigurisë, as në Bosnje e Hercegovinë, e as diku tjetër në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Gjithsesi, ne jemi në kontakt me Kosovën, por edhe me Serbinë, për të siguruar që zgjedhjet që do të zhvillohen më vonë në Kosovë në shkurt të mos çojnë deri te destabilizimi. Kjo është kyç. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor ne vërtetë duhet të mbetemi të angazhuar për së afërmi sepse është një fqinjësi kryesore për ne”, tha Rutte.

Kosova do të mbajë zgjedhje të rregullta parlamentare më 9 shkurt.

Mbajtja e votimeve po bëhet në kohën kur në dy vjetët e fundit tensionet kanë qenë të larta në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Në shtator të vitit 2023, në veri të Kosovës një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi në Banjskë të Zveçanit, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjsinë për sulmin, që Kosova e konsideron terrorist, e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Ndërkaq, në nëntor të vitit të kaluar ndodhi një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Ky kanal furnizon me ujë disa komuna të Kosovës dhe uji i tij përdoret për ftohjen e termocentraleve.

Kosova sërish fajësoi Serbinë për sulmin, por Beogradi mohoi përfshirjen dhe tha se do të hetojë rastin.

NATO ka prani ushtarake në Kosovë përmes misionit të saj paqeruajtës, KFOR. Gjatë tensioneve në veri në të kaluarën, aleanca vazhdimisht ka paralajmëruar se është e gatshme të ndërhyjë nëse e sheh të nevojshme.

Ndërkaq, gjatë debatit në PE, shefi i aleancës tha se në këto kohëra të rrezikshme është e domosdoshme që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të forcojnë bashkëpunimin.

Sipas tij, Rusia po bën përpjekje që të destabilizojë vendet anëtare të aleancës dhe të bllokut evropian.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për sigurinë në Evropë. Nuk jemi në luftë, por nuk jemi as në paqe”, tha ai duke kërkuar që të rriten investimet në siguri dhe mbrojtje nga vendet anëtare.

Sipas planit të mëhershëm, të gjitha vendet anëtare të aleancës duhet të investojnë në mbrojtje më së paku 2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Edhe pse pajtimi për këtë ishte bërë para më shumë se dhjetë vjetësh, këtë synim ende nuk e kanë arritur të gjitha vendet anëtare, pavarësisht se që nga nisja e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, investimet në mbrojtje janë rritur.

“Dy të tretat e vendeve anëtare të NATO-s tash shpenzojmë së paku 2 për qind të BPV-së për mbrojtje. Por, kjo nuk është as përafërsisht e mjaftueshme. Për një mbrojtje të duhur, duhet shumë më tepër”, theksoi shefi i NATO-s./REL

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

ASH reagon për ndalimin e Besar Sejdiut në Bllacë: MPB-ja

November 17, 2026
Maqedoni

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me ndalesa në

November 17, 2026
Maqedoni

Gazetari Rami Mislimi: Mbi 15 ish-funksionarë të BDI-së paguhen nga

November 17, 2026
Maqedoni

Naser Ziberi përshëndet propozim-ligjin për provimin e Jurisprudencës, një hap

November 17, 2026
Maqedoni

Shkup e Kumanovë në fokus të aksionit antiterrorist: 5 të

November 17, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5193
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15530
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

ASH reagon për ndalimin e Besar Sejdiut në

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar lidhur me ndalimin e përfaqësuesit studentor Besar Sejdiu në pikën kufitare të Bllacës, duke

Maqedoni

Lëvizja Studentore në Maqedoni: Nuk na frikësoni me

Lëvizja Studentore në Maqedoninë e Veriut ka shprehur shqetësim për presionet dhe represionin institucional që po tentohet të ushtrohet ndaj

Maqedoni

Gazetari Rami Mislimi: Mbi 15 ish-funksionarë të BDI-së

Gazetari Rami Mislimi, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka ngritur shqetësimin se mbi 15 ish-funksionarë të Bashkimit Demokratik

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.