
Shefi i shtabit të VLEN, Azizi: VLEN është betejë për qytetarët, jo për individët
Shefi i shtabit zgjedhor të VLEN, Adnan Azizi i cili u promovua sot deklaroi se fushata e VLEN-it nuk do të jetë një betejë personale, por një përpjekje kolektive për të sjellë përfaqësim të denjë dhe ndryshim të vërtetë.
“Ky është modeli ynë: unitet në organizim, drejtësi në përzgjedhje dhe transparencë në çdo hap”, tha ai.
“Tradhtia dhe përçarja janë antivlera të rrethit të krimit, ndërsa VLEN-i është vlerë e bashkimit”, tha poashtu Azizi.