Sheikh Jassim mbetet në idejën për të blerë Mançester Junajtedin
Miliarderi i familjes mbretërore të Katarit, Sheikh Jassim thuhet se është ende i prirur për të blerë gjigantin anglez, Mançester Junajted. Në vitin 2023, Sheikh Jassim dhe Sir Jim Ratklif ishin në një betejë për të drejtat e investimit në Man. Junajted.
Megjithatë, familja Glejzer zgjodhi të mbante kontrollin e klubit, duke refuzuar ofertën e blerjes së plotë të Sheikh Jassim dhe në vend të kësaj e bëri Retklifin një aksionar pakicë, ndërsa i dha atij kontrollin mbi operacionet e futbollit.
Sipas një raporti ekskluziv nga “Center Devils”, Sheikh Jassim nuk e ka humbur interesin për United dhe është gati të veprojë nëse Glazers ose Ratcliffe bëhen të hapur për të shitur aksionet e tyre. Ai madje është i gatshëm të lejojë që Ratcliffe të mbetet i përfshirë gjatë blerjes së 72.3% të aksioneve të Glazers.
“Qëllimi mbetet i njëjtë: të shpëtojmë nga Glazers”, citon gazeta një burim nga Katari i afërt me Sheikh Jassim.