Shekill O’Nil i del në mbrojtje Luka Donçiçit pas akuzave për mbipeshë
Luka Donçiç është tema kryesore e mediave amerikane pas marrëveshjes më të madhe të NBA në tridhjetë vitet e fundit, në të cilën slloveni u bë anëtar i Los Anxheles Lejkers.
Slloveni u këmbye nga Dallas Maveriks dhe mediumi “ESPN” njoftoi se një nga arsyet ishte pesha e Donçiçit, e cila thuhet se arrin në 122 kilogramë. Për shumë, kjo histori nuk ka absolutisht asnjë kuptim, sepse Donçiç ishte mbipeshë edhe më parë, gjë që e bëri atë një nga basketbollistët më të mirë në botë. Për këtë ka folur edhe basketbollisti legjendar Shekill O’Nil.
“Më duhet të di se cili është termi i saktë. Për çfarë po flasin? Kur thua se është jashtë formës, a është i shëndoshë? Po flasim për yndyrë trupore?
Luka Donçiç i shëndosh është më i mirë se 99.9 për qind e të gjithë organizatorëve në NBA,” tha mes tjerash O’Nill.
Ky i fundit, i cili vetë mori kritika për mbipeshë gjatë karrierës së tij (me 216 centimetra peshonte rreth 150 kilogramë), kujtoi se si “nuk stërvitej gjatë verës sepse kishte detyrime – familje, fëmijë dhe të ngjashme”.
Më vonë, gjatë parasezonit dhe vetë sezonit, ai do të arrinte formën ideale.
“Kjo ishte metoda ime, funksionoi për mua”, kujtoi O’Nill, i cili gjithashtu beson se Dallas Maveriks janë fituesit nga kjo marrëveshje.