Sherri në klubin e natës në Pejë, lirohet DJ i Noizyt pas më shumë se tre muajsh
AA
DJ i Noizyt, DJ Crax, emri i vërtetë i të cilit është Bahtjar Bajraktari është liruar nga burgu.
Ai ka qenë në paraburgim për 70 ditë në Shqipëri, por se është ekstraduar së fundmi në Kosovë dhe është mbajtur fillimisht për 48 orë.
Kështu ka njoftuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili po ashtu potencoi se Prokurori i Shtetit ka kërkuar që i njëjti të paraqitet një herë në javë në stacionin policor.
“I njëjti me urdhër-arrest të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar në Republikën e Shqipërisë dhe ka qëndruar mbi 70 ditë në paraburgim atje. Është ekstraduar nga Republika e Shqipërisë dhe i njëjti është ndaluar fillimisht për 48 orë pas intervistimit dhe njëkohësisht Prokurori i Shtetit ka kërkuar që i njëjti të paraqitet një herë në javë në stacionin policor”, potencoi Nikçi për Telegrafin.
Crax dhe Noizy u arrestuan pas një sherri të bujshëm në një klub nate në Pejë. Stresi, i cili po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë, vazhdon të jetë në arrati.
Abdixhiku: 6 deputetë të LDK-së nuk e votojnë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar për media pas takimit me Grupin Parlamentar të LDK-së. Ai ka konfirmuar se
Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
As kryeministri Hristijan Mickoski nuk e konsideron rrezik për krizë politike bllokadën parlamentare të paralajmëruar nga BDI. Ai deklaroi se,
Nuk hapet paralelja shqipe në “Penko”, ofrohet zgjidhje
Paralele të re në gjuhën shqipe nuk do të ketë në shkollën fillore “Petar Zdravskovski-Penko”. Por, siç njoftoi kryetari i