SHGM: Reagon ndaj kërcënimeve dhe linçimit të gazetarëve të Ora24.tv nga mbështetës së AKI-së dhe Arsim Dalipit në Strugë!
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, ka reaguar ndaj linçimit publik që u bëhet gazetarëve të WW.ORA24.TV nga profile të rrejshme dhe portale të rreme të cilat, sipas përmbajtjes së tyre, dëshmohet se menaxhohen nga AKI e Strugës dhe njerëz që i qëndrojnë afër Arsim Dalipit!
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësim serioz për shkak të rritjes së numrit të raportimeve nga kolegë gazetarë dhe media për sulme online dhe përhapje të komenteve fyese, diskredituese dhe të pahijshme – përfshirë edhe nga funksionarë publikë dhe përfaqësues politikë – gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.
Shembulli i fundit i tillë është rasti me kolegun Mefail Ismaili dhe portalin ORA24, të cilët u bënë objekt i sulmeve të shumëfishta, kërcënimeve dhe një fushate të koordinuar negative në rrjetet sociale nga aktivistë partiakë, e lidhur me procesin zgjedhor në Strugë. Në një nga komentet është vërejtur gjuhë eksplicite urrejtjeje, në nivel të linçimit publik, në njërën nga publikimet, thuhet: “Ky njeri duhet të lidhet dhe të rrihet derisa të fillojë shiu.” Në një koment tjetër shkruhet:
“Ky i paditur duhet kapur dhe zvarritur nëpër Veleshtë.”
Publikime dhe komente të tilla nuk janë vetëm të pahijshme, por krijojnë një mjedis armiqësor që nuk u mundëson gazetarëve ta kryejnë punën e tyre lirshëm dhe në siguri. Një gjuhë e tillë urrejtjeje mund të nxisë edhe vepra penale të motivuara nga urrejtja, për të cilat do të vijojë parashtresë përkatëse në MPB.
Këto përpjekje për diskreditimin e gazetarëve profesionistë përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave dhe proceseve demokratike në vend.
SHGM rikujton se sulmet dhe presionet ndaj gazetarëve, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, e rrezikojnë të drejtën e publikut për të marrë informacione të sakta, të përkohshme dhe të verifikuara. Në vend që të nxisin transparencë, sjellje të tilla krijojnë frikë dhe autocensurë te gazetarët, gjë që është e papranueshme në një shoqëri demokratike.
SHGM u bën apel të gjithë funksionarëve publikë, përfaqësuesve politikë, aktivistëve partiakë dhe pjesëmarrësve të tjerë në procesin zgjedhor të përmbahen nga ofendimet, kërcënimet, deklaratat e pahijshme dhe shpërndarja e informacioneve të paverifikuara të drejtuara ndaj gazetarëve dhe mediave.
Gazetarët duhet ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa frikë, presion apo pengesa, ndërsa institucionet kanë detyrimin të sigurojnë kushte për sigurinë dhe pavarësinë e tyre.
SHGM do të vazhdojë të ndjekë me kujdes rastet e tilla dhe të ofrojë mbështetje juridike dhe profesionale për të gjithë gazetarët që përballen me presione dhe sulme, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë!/Ora24.tv